Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Tahiri dhe eprorët e saj nuk e kuptojnë esencën e dialogut”

NULL NULL
12.04.2017 13:16

Zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovë, Dushan Kozarev tha sot se mesazhet nga Prishtina, sipas së cilave vazhdimi i dialogut me Beogradin lidhet me rezultatin në rastin kundër Ramush Haradinaj, konfirmon se as Edita Tahiri, e as eprorët e saj nuk e kuptojnë se cili është kuptimi i dialogut dhe për çfarë shërben ai.

“Është e papranueshme dhe e pakuptueshme, kundërshtimi i tillë i zyrtarëve në Prishtinë ndaj sundimit  të ligjit dhe krijimin e parakushteve për të ardhmen e serbëve dhe shqiptarëve. Mungesa e dialogut dëmton ekonominë e Kosovës dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë në këto anë”, tha ai, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme