Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmi i tretë terrorist në Mbretërinë e Bashkuar që nga marsi

NULL NULL
04.06.2017 09:55

Ky është sulmi i tretë terrorist në Britani të Madhe që nga marsi.

Më 22 maj, 22 vetë u vranë dhe 116 u plagosën nga një sulm terrorit në Manchester Arena.

Sulmuesi, i identifikuar si 22-vjeçari Salman Abedi, ka shpërthyer një bombë në sallë, ndërsa turma po ndiqte koncertin e këngëtares amerikane Ariana Grande atë mbrëmje, transmeton Klan Kosova..

Më 22 mars, gjashtë vetë vdiqën, duke përfshirë sulmuesin dhe të paktën 50 vetë u plagosën në një sulm pranë Shtëpive të Parlamentit.

Sulmuesi Khalid Masood e goditi me makinën e tij këmbësorët në trotuarin në Uestminster Bridge. Masood, i armatosur me thikë, më pas u largua nga automjeti dhe vrapoi drejt Parlamentit, ku u qëllua për vdekje nga policia.

lajme të ngjashme