Suhareka në epërsi ndaj Malishevës pas 45 minutave NULL NULL 06.10.2024 15:55 06.10.2024 15:55 I përhershmi Mevlan Zeka ka realizuar sërish për Suharekën, duke i dhënë avantazhin ndaj liderit të Superligës, Malishevës. Gjakovari arriti ta kalojë skuadrënb e tij në epërsi që në minutën e tetë të takimit, raporton Klankosova.tv. Ky ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë në stadiumin e qytetit në Suharekë. Aktualisht Malisheva është në pozitën e parë në tabelë me 14 pikë, kurse skuadra e re nga Theranda ka 13 sosh, njofton Klankosova.tv. Në rast fitoreje, atëherë ekipi i promovuar sivjet në elitën futbollistike, do ta merrte “vallën” e renditjes.