Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sondazhet e vendosën VV-në nën 50%, Kurti: Sytë dhe veshët janë te komisionerët dhe vëzhguesit

NULL NULL
07.06.2026 19:33

Kandidati për kryeministër nga radhët e VV-së, Albin Kurti, pas mbylljes së qendrave të votimit, ka thënë se sytë, veshët dhe vëmendja janë te komisionerët dhe vëzhguesit.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se mbi ata peshon një përgjegjësi e lartë institucionale dhe fisnike, teksa tha se vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit, transmeton Klankosova.tv.

“Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit. Mbrojtja e tij është kusht i pandashëm i legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor”.

“Në këto momente, sytë, veshët dhe vëmendja jonë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Mbi juve peshon një përgjegjësi e lartë institucionale dhe fisnike. Ju falemnderit për angazhimin dhe punë të mbarë në numërimin e çdo vote!”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se nga rezultatet e Exit Poll-it të PIPOS në Klan Kosova, VV mori nën 50% të votave.

lajme të ngjashme