Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sipas Merzit “duket qartë” se s’do ketë takim midis Putinit dhe Zelenskyt

NULL NULL
28.08.2025 23:38

Kancelari gjerman, Friedrich Merz tha të enjten se “duket qartë” se nuk do të ketë takim midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një takimi me të parin e Francës, Emmanuel Macron.

Macron e priti Merzin në një darkë pune në “Fort Bregancon” në Francën juglindore, ku udhëheqësit dhanë një deklaratë për shtyp para takimit të tyre.

Kancerlari tha se ai dhe presidenti francez do zhvillonin diskutime dypalëshe mbi disa tema, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, situatën mes Ukrainës dhe Rusisë e deburokratizimin e Evropës, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme