Ambasada e SHBA-së: Biblioteka Kombëtare u ndriçua me flamurin amerikan, simbol i miqësisë NULL NULL 05.07.2026 14:09 05.07.2026 14:09 default Me rastin e festimeve të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” u ndriçua më 4 korrik me ngjyrat e kuqe, bardhë e kaltër të flamurit amerikan. Këto pamje i ka shpërndarë sot, ambasada amerikanë në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së e cilësoi këtë si një simbol të bukur të miqësisë së qëndrueshme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe të përkushtimit të përbashkët ndaj lirisë dhe demokracisë. Ndriçimi i kupolave ikonike të Bibliotekës Kombëtare ishte pjesë e aktiviteteve për shënimin e 250-vjetorit të pavarësisë amerikane, duke theksuar edhe një herë lidhjet e forta ndërmjet dy vendeve. /Klankosova.tv