Sherr me sëpatë në Korçë, i plagosuri përfundon në spital NULL NULL 05.07.2026 13:40 05.07.2026 13:40 Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti të ndodhur në lagjen nr. 1 të Korçës, ku dyshohet se është goditur me sëpatë. Siç shkruan Abcnewsal, përplasja mes dy personave kishte nisur një natë më parë me një debat verbal, ndërsa është përshkallëzuar sërish gjatë ditës së sotme, transmeton Klankosova.tv. Gjatë konfliktit, njëri prej tyre dyshohet se ka marrë një sëpatë dhe ka goditur tjetrin në zonën e shpatullës, duke i shkaktuar lëndime. Rrethanat e plota të ngjarjes janë ende duke u hetuar nga autoritetet.