Lushtaku nderon dëshmorët në Marinë e Radishevë, zbulohet pllaka përkujtimore NULL NULL 25.07.2026 15:22 25.07.2026 15:22 Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë homazhe në Marinë dhe Radishevë për të nderuar dëshmorët e kombit që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Në Marinë, Lushtaku kujtoi sakrificën e dëshmorëve nga Kotorri: Beqir Hajrizi, Azem Hajrizi dhe Faik Hajrizi, si dhe Sabit Ahmetin nga Radisheva, të cilët më 25 korrik 1998 u bënë pjesë e historisë së luftës për liri. Homazhet u vazhduan në Radishevë, ku u nderua kujtimi i dëshmorëve Arben Ahmeti, Shyqyri Ahmeti, Haxhi Ahmeti, Feriz Selimi dhe Ramadan Tahiri. Gjatë kësaj ceremonie u zbulua edhe pllaka përkujtimore kushtuar prijësve të luftërave nga Radisheva, në krye me heroinën Shotë Galica, si dhe pllaka me emrat e të rënëve nga ky fshat. Lushtaku tha se ky memorial është shenjë respekti dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që në periudha të ndryshme historike i dolën zot atdheut dhe mbrojtën idealin e lirisë. /Klankosova.tv