Drilon Hazrollaj huazohet te Tirana, bardheblutë sigurojnë të drejtën e blerjes NULL NULL 25.07.2026 14:41 25.07.2026 14:41 Drilon Hazrollaj do ta vazhdojë karrierën te Tirana. Futbollisti kosovar është huazuar nga Rapid Bukureshti te skuadra kryeqytetase shqiptare për sezonin e ri. Marrëveshja mes klubeve parashikon që Tirana ta ketë edhe të drejtën e blerjes së plotë të kartonit të lojtarit në përfundim të periudhës së huazimit. Hazrollaj u transferua te Rapid Bukureshti verën e kaluar nga Malisheva, ndërsa tani do të kërkojë të rikthehet në formën e tij më të mirë me fanellën bardheblu. /Klankosova.tv