De Zerbi: Kush nuk është i lumtur te Tottenham, të largohet NULL NULL 25.07.2026 14:02 25.07.2026 14:02 Trajneri i Tottenhamit, Roberto De Zerbi, ka thënë se lojtarët që nuk janë të lumtur dhe nuk ndihen krenarë për të qenë pjesë e klubit duhet të kërkojnë një transferim këtë verë. Italiani, i cili mori drejtimin e Spurs në fund të marsit dhe ndihmoi skuadrën të shmangte rënien nga Premier League sezonin e kaluar, i bëri këto komente në një kohë kur po shtohen dyshimet për të ardhmen e mesfushorit suedez Lucas Bergvall, shkruan BBC Sport, transmeton Klankosova.tv Tottenham ka refuzuar ofertën e parë prej 38 milionë funtesh nga Nottingham Forest për Bergvall, ndërsa klubi anglez pritet ta rrisë ofertën në 45 milionë funte. “Isha shumë i qartë në fillim të kohës sime në Tottenham. Thashë, kush nuk dëshiron të qëndrojë në Tottenham? Kush nuk është i lumtur, nuk është krenar që qëndron këtu, duhet të largohet”, tha De Zerbi para ndeshjes miqësore parasezonale të skuadrës së tij kundër Auckland FC në Zelandën e Re të dielën Dua që lojtarët të jenë krenarë dhe të lumtur që qëndrojnë këtu, të dalin në fushë në stadiumin Tottenham Hotspur me motivim të madh. Sepse tani në futboll, nëse mendoni edhe në Kupën e Botës, motivimi bën diferencën.” Motivimi është të jesh i lumtur që qëndron në një ekip.”