Merrte paratë e qytetarëve dhe nuk u riparonte veturat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë NULL NULL 25.07.2026 12:53 25.07.2026 12:53 Është arrestuar këtë të shtunë një 37-vjeçar, pronar i një servisi në “Astir” në Tiranë , pasi ishte kallëzuar nga disa qytetarë se kishin çuar makinat për t’i rregulluar dhe nuk ua kishte riparuar automjetet, pavarësisht se i kishte marrë paratë. Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë M. H., 37 vjeç, pronari i servisit, i cili kishte tentuar gjithashtu t’i shiste automjetet që i ishin lënë për riparim, shkruan Euronews.al, transmeton klankosova.tv. “Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas kallëzimeve të disa qytetarëve, se nuk kishin iu ishin riparuar automjetet, pavarësisht se i kishin paguar paratë, pronarit të një subjekti në këtë fushë, në zonën e quajtur “Astiri”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Skema”. Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, M. H., 37 vjeç, si dhe u dokumentuan 6 raste të kësaj veprimtarie kriminale. Përveç mashtrimit, nga hetimet dyshohet se në disa raste, 37-vjeçari ka tentuar të shesë automjetet që i ishin lënë për riparim. Punohet për dokumentimin e rasteve të tjera në këtë fushë, që mund të ketë kryer shtetasi M. H. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.