Lushnjë: Plagos me thikë kushëririn pas konfliktit, arrestohet 60-vjeçari NULL NULL 25.07.2026 11:35 25.07.2026 11:35 Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia në Lushnjë pasi dyshohet se ka plagosur rëndë me thikë kushëririn e tij, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Loni Dhamo”, ku shtetasi me inicialet I. Y., 60 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës kushëririn e tij, F. Y., 71 vjeç, gjatë një përplasjeje mes tyre, shkruan vizionplus.tv, transmeton klankosova.tv. Si pasojë e plagëve të marra, 71-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas autoriteteve, ai është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë reaguar menjëherë pas ngjarjes, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar. Gjatë ndërhyrjes është sekuestruar edhe thika e përdorur në konflikt. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për vijimin e hetimeve.