Nushi: Po thyhet tabu-ja, infertiliteti problem edhe i burrave – barrën e kanë mbajtë gratë NULL NULL 25.07.2026 10:11 25.07.2026 10:11 Infertiliteti te meshkujt ishte temë diskutimi në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ku gazetarja Paulina Nushi foli për ndryshimin e perceptimeve shoqërore rreth pamundësisë për të pasur fëmijë. Nushi tha se për një kohë të gjatë në shoqëri është krijuar bindja se problemi i infertilitetit lidhej kryesisht me gratë, ndërsa sot po flitet më shumë edhe për faktorët që lidhen me meshkujt. “Na thonë s’po bëni fëmijë, a problemin e ka burri. Kohët e fundit është thyer pak ideja se vetëm gratë nuk munden me lind. Në të kaluarën e dimë se si ka funksionuar shoqëria. Asnjëherë nuk është pranuar që problemi mund të jetë te burrat”, ka deklaruar Nushi. Ajo theksoi se statistikat tregojnë për një rritje të rasteve të infertilitetit te meshkujt dhe bëri thirrje që kjo çështje të shihet pa paragjykime. “Ta kemi të qartë, këtu nuk është fajtor askush”, u shpreh ajo.