Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekstradohet nga Kroacia shtetasi kosovar i kërkuar me letër-rreshtim nga institucionet e drejtësisë së Kosovës

NULL NULL
25.07.2026 09:57

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar ekstradimin nga Kroacia në Kosovë të shtetasit kosovar A.G., i cili ishte i kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet kroate, pasi ndaj tij ishte lëshuar një kërkesë ndërkombëtare nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për shkak se dyshohet se i ishte shmangur përballjes me drejtësinë.

Ekstradimi është realizuar më 25 korrik 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme