Real Madridi nuk dorëzohet, Yan Diomande mbetet objektivi i madh i verës NULL NULL 25.07.2026 08:48 25.07.2026 08:48 Real Madridi po vazhdon punën për transferimin e Yan Diomandé, një prej talenteve më të mëdha të futbollit evropian. Drejtuesit e klubit madrilen e shohin 19-vjeçarin si një investim afatgjatë dhe janë të gatshëm të bëjnë një tjetër ofertë për kartonin e tij. Klubi aktual i lojtarit nuk ka pranuar ofertën e parë të “Los Blancos”, por negociatat mes palëve vazhdojnë. Për Diomanden interesim kanë shfaqur edhe disa klube të mëdha evropiane, megjithatë Real Madridi mbetet favorit për firmën e tij. Anësori i talentuar shkëlqeu sezonin e kaluar me paraqitjet e tij, duke tërhequr vëmendjen e skautëve të shumë skuadrave elitare të Evropës. /Klankosova.tv