Lipjan: Burri rrah gruan dhe vajzën – arratiset NULL NULL 25.07.2026 08:31 25.07.2026 08:31 Foto ilustruese, dhunë në familje Një rast i dhunës në familje është raportuar të premten rreth orës 10:30, në Lipjan. Sipas Policisë, një burrë, për motive ende të panjohura, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre, duke u shkaktuar lëndime trupore. Viktimave u është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Klankosova.tv