Tetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, gjenden të vdekur në një shtëpi të djegur NULL NULL 25.07.2026 08:06 25.07.2026 08:06 Tetë trupa, mes tyre gjashtë fëmijë, janë zbuluar në një shtëpi të përfshirë nga flakët në shtetin amerikan të Miçiganit, sipas raportimeve të mediave amerikane. Disa nga viktimat kishin plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Sipas raportimeve të ABC News, CBS News dhe The New York Times, që citojnë autoritetet lokale, viktimat besohet se i përkisnin të njëjtës familje. Fëmijët ishin të moshës nga 5 deri në 15 vjeç, transmeton Klanksoova.tv Ngjarja ndodhi në Grand Haven Township, pranë brigjeve të Liqenit Miçigan. Sipas një zëdhënësi të policisë lokale, viktimat dyshohet se janë vrarë fillimisht dhe më pas shtëpia është djegur për të fshehur gjurmët. Zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje të premten në mëngjes (me orën lokale) për të shuar zjarrin dhe gjatë kontrollit të objektit zbuluan trupat. Hetuesit kanë bërë të ditur se nuk ka të dhëna që tregojnë se një i dyshuar është ende në arrati, por theksuan se hetimet janë ende në fazën fillestare. A ishin të gjitha viktimat nga e njëjta familje? Autoritetet nuk kanë përfunduar ende identifikimin e të gjitha viktimave. Sipas CBS News, besohet se të gjithë jetonin në shtëpinë ku ndodhi tragjedia. The New York Times raporton se viktimat i përkisnin të njëjtës familje. Dy të rriturit e gjetur të vdekur ishin të moshës 40–50 vjeç. Deri më tani nuk është konfirmuar nëse ata ishin prindërit e gjashtë fëmijëve. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie vazhdojnë. /Klankosova.tv