Pejë: Konfiskohet një armë dhe një karikator i zbrazët gjatë kontrollit të një shtëpie NULL NULL 25.07.2026 08:31 25.07.2026 08:31 Një armë dhe një karikator i zbrazët janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë kontrollit të një shtëpie në rrugën “Myrvete Maksutaj” në Pejë. Sipas raportit të Policisë, kontrolli është kryer më 24 korrik, rreth orës 13:50, në bazë të një urdhri të lëshuar nga gjykata. Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar arma dhe karikatori i zbrazët. Pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt. “Rr. Myrvete Maksutaj, Pejë 24.07.2026 – 13:50. Në bazë të urdhrit të lëshuar nga gjykata, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar, ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë dhe një karikator i zbrazët. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.