Gjinekologia: Mungesa e marrëdhënieve të rregullta seksuale po ndikon në rritjen e infertilitetit (VIDEO) NULL NULL 25.07.2026 10:16 25.07.2026 10:16 Infertiliteti ishte temë diskutimi në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ku gjinekologia Trina Nushi Jahjaga foli për faktorët që ndikojnë në rritjen e rasteve të çifteve që kërkojnë ndihmë për të pasur fëmijë. Ajo tha se gjithnjë e më shumë çifte po përballen me vështirësi në arritjen e shtatzënisë, duke theksuar se një ndër faktorët mund të jetë edhe mënyra moderne e jetesës dhe mungesa e marrëdhënieve të rregullta intime mes partnerëve. “Për çdo ditë është në rritje çështja e infertilitetit. Një në shtatë çifte kërkojnë ndihmë prej specialistëve me kërkesën ‘po dua të bëj fëmijë’”, tha Nushi Jahjaga. Sipas saj, ritmi i çrregullt i punës, puna gjatë natës dhe oraret e ndryshme mes partnerëve kanë ndikuar në jetën e çifteve. “Po ballafaqohen me punë të natës, punë online, ku njëri punon gjatë orëve të natës, ditën fle, ndërsa partneri tjetër mund të jetë në punë gjatë ditës. Kjo sjell edhe mungesë të marrëdhënieve të rregullta mes çiftit, gjë që ndikon në rritjen e numrit të rasteve të infertilitetit”, u shpreh ajo.