Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Donnarumma i jep fund beqarisë, në dasmë morën pjesë Haaland dhe yje tjerë të futbollit

NULL NULL
25.07.2026 13:10

Kapiteni i ekipit kombëtar italian të futbollit, Gianluigi “Gigio” Donnarumma, është martuar me partneren e tij prej shumë kohësh, Alessia Elefante.

Dasma u zhvillua të premten pasdite në rajonin piktoresk italian të Puglias. Ceremonia fetare u zhvillua në kishën e Shën Gjergjit Martir në Locorotondo, në zemër të Luginës së Itrias, sipas të përditshmes italiane Quotidiano Sportivo, transmeton Klankosova.tv 

Pas ceremonisë, çifti i sapomartuar, së bashku me djalin e tyre dyvjeçar Leo dhe të ftuarit, u zhvendosën në Fasano aty pranë, ku u mbajt një darkë gala në rezidencën luksoze Pettolecchia.

I gjithë eventi u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe i mbyllur për publikun, me një plan të veçantë trafiku për dasmën. Ndër të ftuarit ishin Erling Haaland, Nicolo Barella, presidenti i FA-së Giovanni Malago dhe drejtori teknik Paolo Maldini.

Haaland me të dashurën Isabel

Një numër i ish-shokëve të Donnarumma-s në AC Milan ishin gjithashtu të ftuar. Kroati Mateo Kovaçiq dhe gruaja e tij Izabel ishin gjithashtu në listën e të ftuarve.

lajme të ngjashme