Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

NULL NULL
25.07.2026 13:24
Foto: Policia malazeze

Një shtetas nga Kosova, me inicialet G.R. (47-vjeç), është arrestuar në Ulqin, nën dyshimin se ka kryer disa vjedhje në zonën e Plazhit të Madh dhe Plazhit të Vogël.

Sipas Drejtorisë së Policisë, ndaj tij ishte lëshuar më herët një fletarrest lokal.

“Gjatë kontrollit të banesës që përdorte i dyshuari, policia gjeti një pjesë të sendeve të vjedhura nga raste të mëparshme, për të cilat dyshohet se janë marrë në territorin e Ulqinit. Po ashtu, u sekuestrua edhe një pako me lëndë narkotike të dyshuar si heroinë”, ka njoftuar Policia malazeze, raporton Klankosova.tv.

Hetimet paraprake tregojnë se G.R. dyshohet se ka kryer tri vjedhje në zonën e Plazhit të Madh dhe Plazhit të Vogël, duke u marrë qytetarëve para, telefona celularë, çelësa automjetesh, biçikleta, pije të shtrenjta alkoolike, cigare, si dhe sende të tjera personale. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme