E dhimbshme: Vdes i riu nga Vitia që u përfshi në aksident në Itali, ishte nisur për në Kosovë NULL NULL 25.07.2026 14:10 25.07.2026 14:10 Dion Emërllahu I riu 19 vjeçar nga fshati Ramjan i Vitisë, Dion Emërllahu ka vdekur dje pas plagëve të marra në një aksident në Itali. Lajmin e ka bërë të ditur faqja e fshatit ku thuhet se Emërllahu ishte nisur nga Franca për të ardhur në Kosovë, transmeton klankosova.tv. Pas aksidentit të rëndë me 21 korrik të këtij viti, tashmë i ndjeri ishte transportuar për trajtim mjekësor në një spital afër Milanos, por nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të marra.