Pas martesës me Duan, Callum Turner rikthehet në xhirime NULL NULL 25.07.2026 15:32 25.07.2026 15:32 Aktori britanik Callum Turner është rikthyer në punë pas festimeve disa-ditore të dasmës me Dua Lipën në Sicili dhe muajit të mjaltit në Itali. 36-vjeçari është parë duke xhiruar në New Jersey për filmin e ardhshëm “Possession”, ku luan së bashku me aktoren Margaret Qualley. Turner u shfaq me pantallona të zeza dhe një bluzë gri me njolla gjaku artificial, ndërsa Qualley ishte veshur me një fustan të gjatë ngjyrë vjollcë. Dyshja u panë duke realizuar skena dramatike gjatë xhirimeve. Filmi është një ribërje e klasikut horror të vitit 1981 dhe drejtohet nga Parker Finn, krijuesi i serisë “Smile”, ndërsa pritet të publikohet vitin e ardhshëm. /Klankosova.tv