Mërgimtarët nisen drejt Kosovës, sa po presin në kufij? NULL NULL 05.07.2026 14:05 05.07.2026 14:05 Foto ilustruese, pritjet kufitare Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se këtë të diel pritjet në shumicën e pikave kufitare janë pa fluks të shtuar pritjeje. Sipas përditësimit të fundit, pothuajse të gjitha pikat kufitare regjistrojnë pritje prej 3 deri në 5 minutash si në hyrje ashtu edhe në dalje. Megjithatë në Han të Elezit dhe Vërmicë, mërgimtarët presin nga 10 deri në 15 minuta në hyrje, ndërsa në dalje pritjet mbeten 3-5 minuta./Klankosova.tv