Ancelotti paralajmëron rikthimin e Neymarit në formacionin titullar të Brazilit NULL NULL 05.07.2026 13:35 05.07.2026 13:35 Selektori i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka dhënë një sinjal të qartë se Neymar pritet të rikthehet në formacionin titullar për ndeshjen e sontme. Në konferencën për shtyp para takimit, tekniku italian theksoi se sulmuesi brazilian është plotësisht i gatshëm fizikisht dhe mund të përballojë të gjithë ndeshjen. “Neymar mund të luajë 90 minuta dhe mund të luajë gjithashtu me Viniciusin. Mendoj se ata do të luajnë së bashku”, u shpreh Ancelotti. Deklarata e trajnerit ka rritur pritshmëritë e tifozëve, të cilët presin ta shohin Neymarin nga minuta e parë, në një dyshe sulmuese me Vinicius Júnior.