Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Faleminderit, Legjendë”, Agon Xhaka ndan rrugët me Malishevën

NULL NULL
05.07.2026 13:46
Agon Xhaka

Futbollisti kosovar, Agon Xhaka ka ndarë rrugët me FC Malishevën, pas pesë vitesh me skuadrën.

Ekipi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur tejet falënderues për kontributin e Xhakës në skuadër, përgjatë këtyre viteve, transmeton Klankosova.tv.

“Pesë vite nuk maten vetëm me ndeshje të luajtura, por me besnikëri, sakrificë dhe momente që mbeten në kujtesën e çdonjërit. Agoni ishte pranë klubit në sfidat më të mëdha dhe në arritjet më të bukura, duke dhënë gjithmonë maksimumin për këtë fanellë”.

“Që nga ardhja e tij në vitin 2021, Agoni ishte një prej shtyllave të skuadrës, duke dhënë kontribut të çmuar në një nga periudhat më të suksesshme të klubit. Ai ishte pjesë e ekipit që shkroi historinë e FC Malishevës, duke siguruar tri kualifikime radhazi në garat e UEFA Conference League. Përkushtimi, profesionalizmi dhe karakteri i tij kanë lënë gjurmë si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Për gjithçka që ka dhënë për këtë fanellë, Agoni do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë sonë. Faleminderit për çdo moment e çdo sakrificë; FC Malisheva do të mbetet gjithmonë shtëpia jote”, thuhet në njoftim.

lajme të ngjashme