Si të vishemi në një ditë me shi (Foto) NULL NULL 06.02.2016 22:26 06.02.2016 22:26 Nuk ka pse jua prish humorin shiu, gjithnjë nëse nuk futeni në kategorinë e njerëzve që e adhurojnë “motin anglez”. Është një ditë si çdo ditë tjetër dhe përpiquni ta merrni me pozitivitet. Shiu është thjesht një fenomen natyror. Mos lejoni të ju kapë melankolia dhe këtë gjë ta shprehni dhe në veshjen tuaj duke zgjedhur rrobat më të zymta nga dollapi, apo duke dalë nga shtëpia pa bërë grimin e përditshëm. Zgjidhni ngjyra dhe gjallërojeni ditën tuaj. Nuk ka pse të jenë pantallonat kodi i veshjes në dimër. Zgjidhni fundet e duhura dhe fustanet, dhe humori do të ju ndryshojë si me magji. Shikoni më poshtë për disa ide mjaft të këndshme se si mund të visheni në një ditë me shi.