Berisha: Çështja e “Lule Gjelit” do me na u bë “Gjeldeti” (VIDEO) NULL NULL 27.07.2026 23:35 27.07.2026 23:35 Një nga politikanët i cili ka thënë se qenë cak i sulmeve nga profilet false të Facebook-ut, Zafir Berisha, ka folur për këtë dukuri në Edicionin Special. Ai deklaroi në Klan Kosova se çështjen e llogarive të rreme e kishte ngritur qysh moti, edhe më herët se kur ushtroi detyrën e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, në vitin 2020. Ish-deputeti deklaroi se kjo puna e “Lule Gjelit” do “të na bëhet Gjeldeti”. “Në fakt nuk bëhet fjalë për një individ, por për qindra, e për mos me thënë mijëra profile false në rrjetet sociale”, deklaroi Berisha. Ai shtoi se këtë e bëri me arsyen se po shtrembërohej e vërteta. Ndiqni deklarimin e plotë: