Galatasaray deklasohet nga Venezia, 62 minuta për Rrahmanin NULL NULL 27.07.2026 23:22 27.07.2026 23:22 Pasi u mposht 0:2 nga Monza pak ditë më parë, gjiganti turk pësoi një tjetër humbje të rëndë, kësaj radhe 0:3 ndaj Venezias. Albion Rrahmani ishte titullar dhe qëndroi në fushë për 62 minuta, por nuk arriti të lërë gjurmë në sulm. Skuadra italiane zhbllokoi rezultatin në minutën e 71-të me John Yeboah, ndërsa Lion Lauberbach realizoi dy herë, fillimisht nga pika e bardhë në minutën e 75-të dhe më pas vulosi fitoren 0-3 në minutat e fundit të takimit, transmeton Klankosova.tv. Për Galatasarayn kjo ishte humbja e dytë radhazi në miqësore, duke ngritur pikëpyetje për formën e ekipit pak para nisjes së sezonit të ri.