Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qytetarja denoncon grumbullimin e mbeturinave në Podujevë: Tri javë pa i larguar (FOTO)

NULL NULL
27.07.2026 23:26

Një qytetare ka dërguar pamje në redaksinë e Klankosova.tv, ku shihen mbeturina të grumbulluara në rrugën “Neodardania”, në afërsi të pishave në qytetin e Podujevës.

Sipas saj, mbeturinat janë lënë para dyerve të shtëpive dhe nëpër rrugë, ndërsa thotë se ekipet përkatëse nuk kanë ardhur për t’i larguar ato tash e tri javë.

Qytetarja e ka cilësuar gjendjen si alarmante, duke shprehur shqetësimin për situatën e krijuar dhe për ndikimin që mund të ketë në pastërtinë dhe higjienën e zonës.

Pamjet e dërguara në redaksi tregojnë grumbuj mbeturinash në hapësira publike./Klankosova.tv

lajme të ngjashme