Zjarret masive në Francë, Macron: Do ta fitojmë këtë betejë së bashku NULL NULL 27.07.2026 23:40 27.07.2026 23:40 Presidenti francez, Emmanuel Macron ka folur lidhur me zjarret masive me të cilat po përballet Franca tash e sa ditë. Ai është shprehur se do ta fitojnë këtë betejë dhe do të bëjnë gjithçka që munden. “Do ta fitojmë këtë betejë së bashku dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi”, tha ai. Macron u shpreh gjithashtu se prioritet është jeta e njerëzve, raporton Sky News. “Ne do të përshtatemi me nevojat për të fituar këtë betejë. Prioriteti janë padyshim jetët. Kur është e nevojshme të zhvendosen njerëzit ne i zhvendosim ata.” Presidenti francez deklaroi se kur është e nevojshme të sakrifikojnë të mirat materiale, siç tha, do ta bëjnë një gjë të tillë. “Kur është e nevojshme të sakrifikojmë pyllin ose ndonjëherë të mirat materiale, e bëjmë. Kjo është ajo që do të vazhdojmë të bëjmë, të fitojmë betejën kundër këtij zjarri”, u shpreh Macron.