Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përmbyset vetura, dy persona lëndohen nga një aksident i rëndë në Durrës

NULL NULL
27.07.2026 23:01

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e goditjes së fortë, njëra prej makinave është përmbysur në mes të rrugës, me ç’rast dy persona janë lënduar.

Dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ndërsa gjendja shëndetësore nuk dihet ende.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

lajme të ngjashme