Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqiptari i Hollywoodit, Marko Caka, vjen në Kosovë

NULL NULL
21.08.2015 17:12

Në edicionin e dytë të festivalit të filmit “Bridge Film Festival” në Mitrovicë, do të marrë pjesë edhe aktori i njohur me prejardhje shqiptare, Marko Caka.

Ai ka luajtur përkrah yjeve të mëdhenj të kinematografisë botërore si Tom Hanks në “Bridge of Spies”, James Belushi në “Show Me a Hero”, Ben Affleck në “Batman v Superman: Dawn of Justice”, Geroge Clooney dhe Julia Roberts në “Money Monster”.

Djali nga Shkodra tërhoqi vëmendjen me rolin e tij në serialin e njohur “Boardwalk Empire”.

Gjithashtu ka aktruar edhe në filmin e shkurtër nga Martin Scorsese, “The Audition”, së bashku me Leonardo DiCaprio, Brad Pitt dhe Robert De Niro.

Organizatorja e këtij festivali, Nerimane Ferizi, ka folur për Klan Kosovën rreth mënyrës në të cilën u mundësua ardhja e tij në Mitrovicë.

“Duke ndjekur kinematografinë botërore, kam dëgjuar për sukseset e tij”.

“Pastaj e kam kontaktuar vetëm për ta provuar nëse do të pranonte”.

“Nuk besoja se do të merrja përgjigje”.

“Mirëpo, Marko Caka është i thjeshtë dhe shumë modest”.

“Pranoi që në momentin e parë”.

Para se ta bënte publike lajmin, organizatorja kishte shumë dyshime lidhur me ardhjen e tij.

“Edhe pse ai e konfirmoi ardhjen e tij në festival, unë prapë kisha dyshime”.

“Gjatë kohës e kam pyetur nëse ka ndryshuar diçka në agjendën e tij”.

Por, ajo mori përgjigje drejtpërdrejt nga Caka, i cili tha se tashmë kjo ishte një punë e kryer, transmeton Klan Kosovën.

“Unë e kam rezervuar biletën”.

“Shihemi më 16 shtator në Mitrovicë”, i kishte thënë Caka.

 

 

lajme të ngjashme