Shqipëri: Rikthehen reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit NULL NULL 15.04.2026 20:50 15.04.2026 20:50 Instituti i Gjeoshkencave në Shqipëri ka ndarë një parashikim lidhur me kushtet meteorologjike për dy ditë. Sipas të dhënave, orët e mbetura të kësaj së mërkure dhe dita e enjte, do të karakterizohen nga reshjet e shiut në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Sot pasdite, e mërkurë, datë 15 dhe nesër, e enjte, datë 16, priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet. Temperatura: Nesër, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: – në bregdet: 14 / 23 °C – në vendet e ulëta: 11 / 25 °C – në vendet malore: 9 / 20 °C Ndërkaq, IGjEUM tha se sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.