Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpërthimi i 12-të vullkanik në katër vjet ndjehet pranë kryeqytetit të Islandës

NULL NULL
16.07.2025 09:41

Vullkani Sundhnukur ka shpërthyer pranë kryeqytetit të Islandës, Reykjavik, shpërthimi i 12-të vullkanik në vendin ishullor të Atlantikut të Veriut që nga viti 2021, thotë Zyra Meteorologjike Islandeze.

Agjencia tha në një deklaratë të mërkurën në mëngjes se një çarje shpërthyese në Islandën jugperëndimore është 700 deri në 1.000 metra (765 deri në 1.095 jardë) e gjatë.

 Imazhet e transmetuara drejtpërdrejt treguan rrjedha lavash dhe tymi që ngriheshin në qiell, shkruan Aljazeera.

Njerëzit u evakuuan nga Laguna Blu, një vendpushim luksoz gjeotermik me spa, dhe qyteti i afërt i peshkimit Grindavik, sipas transmetuesit publik RUV, i cili citoi policinë, transmeton Klankosova.tv.

Islanda, e cila shpesh quhet një vend akulli dhe zjarri, ka regjistruar tashmë një duzinë shpërthimesh vullkanike që kur sistemet gjeologjike në Gadishullin e saj Reykjanes u riaktivizuan katër vjet më parë.

Çdo vit, Islanda, e cila ka një popullsi prej gati 400,000 banorësh, tërheq qindra mijëra vizitorë që vijnë për të eksploruar peizazhin e saj vullkanik.

Në vitin 2024, pothuajse 2.3 milionë të huaj udhëtuan në ishull, sipas bordit të saj turistik.

lajme të ngjashme