Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkencëtarët zbulojnë një bretkosë të re ngjyrë çokollate

NULL NULL
29.05.2021 16:42

Një ekip shkencëtarësh australianë e kanë zbuluar “bretkosën çokollatë” në pyjet me ultësirë të Guinesë së Re.

“Familjari më i afërt i njohur i “Litoria Mira” është bretkosa jeshile e pemës australiane. Të dy speciet duken të ngjashme, përveç ngjyrës, pasi specia e re zakonisht ka një ngjyrosje të bukur çokollate,” tha Paul Oliver, studiues në Qendrën për Shëndetin Planetar dhe Sigurinë Ushqimore i cili përshkroi zbulimin në revistën “Australian Journal of Zoology”.

Këtë specie të re të bretkosave, Oliver tha se e kanë emërtuar “Mira”, që në latinisht do të thotë “e habitur” ose “e çuditshme”.

 

lajme të ngjashme