Sherr mes disa të rinjve në Lezhë NULL NULL 16.04.2026 23:38 16.04.2026 23:38 Një konflikt mes disa të rinjve është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës. Fillimisht palët janë përfshirë në një debat verbal, i cili më pas ka degraduar në përplasje fizike mes tyre, raporton Abcnews.al. Paraprakisht dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, mirëpo bëhet e ditur se po verifikohen të gjitha rrethanat. “Forcat e policisë kanë ndërhyrë dhe janë vënë në ndjekje të personave të përfshirë, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre, si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes”.