Sekuestrohet substancë narkotike në Podujevë NULL NULL 31.12.2024 13:11 31.12.2024 13:11 Gjatë dy ditëve të fundit nga njësite policore të stacionit të Podujevës, janë arrestuar dy persona të dyshuar, të cilëve u është gjetur dhe sekuestruar sasi e substancave narkotike. Personat e dyshuar janë ndaluar në dy raste të ndara, derisa policia po kryente kontrolle rutinë. Ndaj personave të dyshuar janë iniciuar raste për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge.