Lajmet e fundit

Mario Draghi pati sërish një prezantim të madh në Budapest. Ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) dhe ish-kryeministri i Italisë u shpjegoi për herë të dytë 27 krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së, se si Evropa mund të rifitojë aftësinë ekonomike të konkurrencës kundrejt ShBA-së dhe Kinës.
Draghi për këtë në fillim të shtatorit paraqiti një raport prej 400 faqesh, të cilin e prezantoi në samitin e BE-së në Bruksel në tetor. Meqenëse atëherë nuk kishte shumë kohë në dispozicion për të folur intensivisht lidhur me rekomandimet e Draghit, u diskutua tani në samitin jozyrtar të presidencës hungareze, që u zhvillua në stadiumin e futbollit Puskas në Budapest, raporton DW.
Eksperti Draghi bën një gjë të qartë: Koha nuk pret. Vendimet duhet të merren tani, jo ndonjëherë, tërhoqi ai vëmendjen. Rizgjedhja e tifozit të doganave Donald Trump në ShBA i kanë bërë këto vendime “edhe më urgjente, se deri përpara një jave”, tha Draghi.
Çfarë parashikon raporti i Draghit?
Në periudhën e krizës së rëndë financiare përpara dymbëdhjetë vjetësh, Mario Draghi si president i BQE-së shpëtoi monedhën e përbashkët, euron dhe shtetet e BE-së nga falimentimi. Fjalia e tij ikonike “whatever it takes”, do të bëhet “çfarëdo që të jetë e nevojshme” për të shpëtuar euron, i qetësoi asokohe tregjet financiare. Çfarë rekomandimesh dha Draghi të premten (08.11.2024) në Budapest?
Krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së në një deklaratë të përbashkët i përshëndetën rekomandimet, që prezantoi eksperti italian. Por nëse ato do të vihen shpejt në jetë, kjo nuk u bë e qartë as në Budapest.
Veçanërisht i diskutueshëm është financimi i investimeve përmes borxheve. Në të kundërt Gjermania bashkë me vende të tjera që janë kundër borxheve si Austria apo Holanda e kanë kundërshtuar këtë. Franca dhe Italia janë të hapura për borxhe të përbashkëta të BE-së. Komisioni i ri i BE-së, që nis mandatin në dhjetor, duhet të paraqesë propozime, se si mund të financohen investimet.
Sa i përket shmangies së burokracisë së tepërt ky është një preokupim që ekziston prej vitesh në BE. I pari që pati dhënë këshilla për shmangin e burokracisë së BE-së ka qenë kryeministri i Bavarisë, Edmund Stoiber. Ai pati punuar në mënyrë honorifike me 15 bashkëpunëtorë të tjerë nga viti 2007 deri më 2015 në qendrën e Brukselit. Por rekomandimet e tij deri më sot nuk kanë pasur efekt. /DW