Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sam Smith rrëzon Manchester Unitedin në miqësoren e parë

NULL NULL
18.07.2026 19:47

Manchester United e ka nisur me humbje fazën përgatitore për sezonin e ri. “Djajtë e Kuq” u mposhtën 1-0 nga skyadra e Championship, Wrexham në ndeshjen e zhvilluar në Helsinki, me Sam Smith që realizoi golin e vetëm të takimit.

Sulmuesi i klubit nga Uellsi shënoi pak para përfundimit të pjesës së parë, duke i dhënë fitoren skuadrës së Phil Parkinson, transmeton Klankosova.tv.

Për Manchester Unitedin, kjo ishte ndeshja e parë nën drejtimin e Michael Carrick në prag të sezonit 2026/27.

Në këtë takim debutoi edhe përforcimi i ri Andrey Santos, por anglezët nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës ndaj një Wrexhami mjaft të organizuar.

lajme të ngjashme