Bajrami publikon pamje nga deponia në Sferkë: Ku është shteti? Të shuhet zjarri NULL NULL 18.07.2026 21:57 18.07.2026 21:57 Deputetja e zgjedhur nga LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video nga deponia në Sferkë të Klinës, e cila u përfshi nga zjarri para pak ditësh. Përmes një postimi në Facebook, Bajrami tha se mbrëmjen e së shtunës ka vizituar deponinë për të parë nga afër masat që, sipas saj, janë ndërmarrë nga institucionet përgjegjëse. “Sonte në ora 21:21 erdha te deponia për të parë masat që ka ndërmarrë ministria. Gjendja është ajo që shihet në video. Ku është shteti? A e dini se mijëra banorë të kësaj ane tash e katër ditë nuk guxojnë të dalin jashtë e as t’i hapin dritaret për shkak të tymit toksik nga deponia? Të veprohet menjëherë, s’ka kohë për arsyetime. Të shuhet zjarri dhe të mbyllet deponia. Stop kësaj katastrofe ekologjike!”, ka shkruar Bajrami./Klankosova.tv