Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Mallkimi i Drake”, këngëtari vë 1.5 milionë dollarë bast për fitoren e Argjentinës

NULL NULL
18.07.2026 22:27

Reperi i njohur kanadez Drake ka vendosur një bast prej 1.5 milionë dollarë apo ndryshe 1.28 milionë euro për fitoren e Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026.

Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Aubrey Drake Graham, publikoi në Instagram një fotografi të bastit të vendosur në platformën Stake, pak orë para finales që zhvillohet në “New York New Jersey Stadium”, transmeton Klankosova.tv.

Nëse Argjentina fiton trofeun, Drake pritet të arkëtojë mbi 5 milionë dollarë apo ndryshe 4.36 milionë euro.

Krahas fotografisë së bastit, ai shkroi me humor: “Cila ishte ajo shprehja? Më shumë fat herën tjetër…”, duke shprehur besimin te kombëtarja argjentinase.

Drake është i njohur për bastet e tij të mëdha sportive, por edhe për humbjet e bujshme.

Së fundmi, ai humbi rreth 850 mijë euro pasi Conor McGregor u mposht nga Max Holloway në UFC.

Prej vitesh në rrjetet sociale qarkullon edhe teoria e quajtur “Mallkimi i Drake”, sipas së cilës skuadrat ose sportistët që ai mbështet publikisht shpesh përfundojnë duke humbur.

Tashmë mbetet të shihet nëse Argjentina do ta thyejë këtë “mallkim” në finalen ndaj Spanjës.

lajme të ngjashme