Deponia në Hajvali: Ministria e “Pastrimi” zotohen për largim (VIDEO) NULL NULL 18.07.2026 20:32 18.07.2026 20:32 Deponia në Hajvali: Ministria e “Pastrimi” zotohen për largim (VIDEO) Banorët e Hajvalisë po thonë se janë në zor nga në deponi ilegale e bërllokut, ndaj po kërkohet reagim institucional për largimin e saj, dhe që të gjithë hedhësit të mbahen përgjegjës. Nga Ministria e Mjedisit, po thonë që kjo deponi ilegale tashmë është nën llupën e tyre, raporton Klan Kosova. Kurse nga Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, u zotuan se bërlloku i vendosur në këtë pjesë s’do ta ketë jetën e gjatë. Ndërsa Ministria theksoi që tashmë janë krijuar katër deponi sanitare ku qytetarët çdo të shtunë nga ora 08:00 deri në ora 16:00 mund të dërgojnë mbeturinat e vëllimshme. Detajet i gjeni në vijim: