Arkëtarja e re ‘pa dashje’ pengon grabitjen në ditën e parë të punës NULL NULL 18.07.2026 21:50 18.07.2026 21:50 Foto Ilustrim Një grabitje në një supermarket në provincën e Firences të Italisë ka dështuar në mënyrë të pazakontë, pasi një arkëtare e re, në ditën e saj të parë të punës nuk arriti ta hapte arkën kur u kërcënua nga hajduti. Sipas mediumit italian, “Il Tirreno”, grabitësi hyri në supermarket dhe i kërkoi punonjëses t’i dorëzonte paratë, megjithatë, për shkak të mungesës së përvojës, 20-vjeçarja nuk mundi ta hapte arkën, transmeton Klankosova.tv Ndërkohë, klientët dhe punonjësit e tjerë e kuptuan situatën dhe ndërhynë, ndërsa u njoftuan edhe karabinierët, i gjendur nën presion, hajduti u detyrua të largohej duarbosh. Edhe pse policia u vu në ndjekje, autori arriti të arratisej para mbërritjes së forcave të rendit.