Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vëllezërve në Lipjan iu dogjën 3 hektarë grurë, besojnë se zjarri nisi natyrshëm (VIDEO)

NULL NULL
18.07.2026 20:26

Meqë nuk pati mundësi të bënte diçka për të fikur zjarrin, u kujdes që të paktën ta dokumentonte atë që po ndodhte.

Kjo pasi Hyzer Hoxha nga fshati Shalë i Lipjanit, u përball me një situatë të rëndë pasditen e së shtunës.

Atij iu dogj e tërë ara me grurë. Mundi i një viti, rrafsh 2.8 hektarë, iu dogjën si një fije kashte.

Se cila ishte arsyeja që flakët ia pushtuan arën, ai thotë se nuk e di. Por krejt çfarë pa e mërziti shumë.

Ky thotë se më së shumti i dhimbset buka. E megjithatë, gisht në dikë s’vë, meqenëse thotë të jetë i bindur se zjarri nisi natyrshëm.

Mundin e një viti e qan edhe vëllai i tij, Ylberi. Por, kërkon mbështetje nga autoritetet komunale e shtetërore.

Nga korrje-shirjet që nisën të kryheshin, përfitimi në grurë, sipas pronarëve, do të ishte plot 16 mijë kilogramë.

Zbuloni më shumë përmes kronikës së bashkangjitur:

lajme të ngjashme