Humbën orientimin në malin e Çikës, shpëtohen dy turistët gjermanë NULL NULL 18.07.2026 21:44 18.07.2026 21:44 Dy turistë gjermanë kanë humbur orientimin pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës. Sipas shkruan A2, ata kishin nisur ecjen rreth orës 15:00, por gjatë itinerarit kanë dalë nga shtegu dhe nuk kanë mundur të gjejnë rrugën e kthimit, transmeton Klankosova.tv. Menjëherë pas njoftimit janë nisur drejt zonës shërbimet e Policisë dhe ekipet zjarrfikëse për lokalizimin dhe nxjerrjen e tyre në një vend të sigurt. Burimet bëjnë me dije se njëri prej turistëve është rrëzuar dhe ka pësuar dëmtime, ndaj ekipet e shpëtimit po punojnë për të siguruar transportin e tij nga terreni i vështirë drejt një zone ku mund të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.