Sa kushtoi darka e përbashkët e pilotëve të F1 në Abu Dhabi? (FOTO) NULL NULL nga Naim Selmani 18.11.2022 12:39 nga Naim Selmani 18.11.2022 12:39 Të gjithë pilotët e Formula 1 tashmë janë akomoduar në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi atije do të zhvillohet gara e fundit e këtij sezoni. Por që të gjitha e kanë shfrytëzuar këtë rast për tu grumbulluar në një darkë të përbashkët në Abu Dhabi edhe për tu përshëndetur me gjermanin Sebastian Vettel transmeton klankosova.tv. Kjo pasi për 4 herë kampionin e botës kjo do të jetë gara e fundit në Formula 1. Vettel e ka paralajmëruar më herët pensionimin nga ky sport. Padyshim ajo që mori shumë vëmendje ishte fatura që erdhi në fund të darkës së përbashkët të pilotëve. Ende nuk dihet se kush pagoi por vlera e faturës ishte hiq më pak se 131 mijë e 373 euro. Ndryshe gara në Abu Dhabi zhvillohet të dielën në ora 14:00 dhe transmetohet ne platformën Artmotion.