Rusia nis një sulm të madh me raketa balistike ndaj Kievit NULL NULL 19.07.2026 13:33 19.07.2026 13:33 Rusia ka kryer një valë sulmesh me raketa balistike ndaj kryeqytetit ukrainas, Kievit, duke lënë të vdekur një person dhe të plagosur të paktën 14 të tjerë, sipas zyrtarëve. Gjatë natës u goditën disa zona në rajon. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cilësoi këtë si “një nga sulmet më masive balistike ndaj Kievit” që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të plotë. Ushtria ukrainase njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan 18 nga 41 raketat. Gjithashtu, sistemet kapën dhe shkatërruan 108 dronë. Ndërkohë, Ukraina ka vazhduar sulmet ndaj objektivave ruse. Ushtria ukrainase bëri të ditur se dronët goditën dy cisterna ruse nafte në Detin e Zi.