Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

SPANJA PUSHTON FUTBOLLIN BOTËROR!

NULL NULL
20.07.2026 00:02
Foto: Reuters

Ka përfunduar finalja e Kupës së Botës, me Spanjën që ka mposhtur Argjentinën dhe është shpallur kampione e re e botës.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Ferran Torres në kohën shtesë, duke i dhënë spanjollëve trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror, raporton Klankosova.tv.

Argjentina luftoi deri në fund për ta barazuar rezultatin, por nuk arriti të gjente golin, ndërsa Lionel Messi dhe bashkëlojtarët e tij mbetën pa zgjidhje përballë mbrojtjes spanjolle.

Në minutat shtesë të finales, Spanja mendoi se kishte kaluar në epërsi përmes Nico Williams, por goli u anulua pas një faulli në sulm (96’).

Heroi i “La Roja”-s rezultoi të ishte Ferran Torres, i cili shënoi golin vendimtar me një goditje të fuqishme pas topit të kthyer nga Nico Williams (106’), raporton Klankosova.tv.

Torres arriti të shënonte edhe një herë tjetër, por goli i tij u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Me këtë triumf, Spanja shpallet kampione e botës, duke konfirmuar forcën e saj dhe duke dëshmuar se është një prej skuadrave më të fuqishme në futbollin botëror.

Spanja e mbyll kështu një Botëror të suksesshëm me triumfin e madh, ndërsa Argjentina dështon ta mbrojë titullin e fituar më parë.

lajme të ngjashme