Rrjetat në Suharekë mbeten të paprekura NULL NULL 24.11.2024 14:59 24.11.2024 14:59 Ndeshja në mes të Suharekës dhe Ferizajt përfundoi pa fitues. 0:0 ishte rezultati përfundimtar i kësaj loje, të vlefshme për javën e 14-të të Superligës në futboll. Kjo përballje u transmetua drejtpërdrejtë në Sport 1 të Artmotion. Aktualisht Suhareka është në vendin e pestë të renditjes tabelare, kurse Ferizaj është i nënti me 15 pikë.